Rektori i Universitetit të Bujqësisë të Tiranës, Fatbardh Sallaku, ka mbajtur një dëgjese para Grupit Parlamentar të PS-së, ku ka theksuar se universiteti është në një proces të thellë reformimi, i cili është mbështetur nga investimet e bëra para tre vitesh dhe nga angazhimi i kryeministrit.
Përsa i përket shqetësimeve lidhur me veprimet e disa individëve, Sallaku shprehu se nuk mbështet askënd që ka abuzuar dhe se procesi i drejtësisë duhet të vijojë me transparencë dhe ndershmëri.
“Shumë kolegë janë pjesë e masave që janë dhënë, që dje ka filluar të pastrojë veten, me fakte dhe vendosmëri, duke zbatuar ligjin. Ajo që unë dua të theksoj, se jo ky debat, por kjo dalje, dhe unë si një rektor i universitetit që nuk punon i izoluar, por një proces që ka nisur para 3 vitesh, fal investimit personal të kryeministrit të vendit, kemi 3 vjet që punojmë me një nga universitetet më të mira në Europë, jemi të detyruar të informojmë partnerët tanë, për reformën e ndërmarrë, në rastin e arsimit të lartë janë të rëndësishme imazhi, marrëdhëniet me partnerët, besimin, sepse bëhet fjalë për një universitet që ka nevojën për të qenë i pranishëm për të bindur të rinjtë të jenë pjesë e këtyre programeve.
Unë jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim, të sqaroj këto gjëra. Edhe nëse Komisioni Parlamentar i Arsimit më thërret, jam gati të shkoj dhe të flas. Unë nuk mbroj asnjë person që mund të ketë abuzuar. Kam shumë besim se Universiteti Bujqësor do të ringrihet.
Ne kemi pasur shumë sfida, jemi ringritur në vitet 1990, kur askush nuk donte të studionte bujqësi, jemi ngritur më 1997, jemi ringritur sërish më vonë dhe tashmë jemi futur në një rrugë, që është e vetmja rrugë që universiteti duhet të funksionojë në Shqipëri. Ne kemi nisur reformën më të thellë në universitete.
Tani jemi në një rrugë ku kemi filluar një reformë të thellë dhe përgatitemi që në muajin maj të kemi ofertën ekonomike sipas modelit të Universitetit të Boku, dhe nuk bëhet fjalë për një projekt apo program, por për një rikonstruktim total, që nga oferta ekonomike. Ne do ta përshpejtojmë modifikimin. Unë jam këtu për t’iu garantuar se UB ka të gjitha vlerat dhe kapacitetet. Të gjithë e konfirmojmë që Shqipëria është me fat që ka një universitet bujqësor. Kemi nevojë për fjalë të mira dhe mbështetje, por ne e dimë që jemi të sigurt se në Shqipëri askush nuk do të studiojë për agronomë, etj. Qasja që ne ofrojmë është më shumë për diploma duale. Në 19 mars do të konkludojmë.
Do doja që debati të fokusohej në këtë aspekt. Ky universitet nuk është i imi, as i mazhorancës, por është i Shqipërisë, i mbështetur në bujqësi dhe turizëm. Ne kemi nevojë për njerëz, për mbështetje dhe përkrahje. Ne kemi qenë të hapur dhe bashkëpunues. Për hir të së vërtetës, nuk kam asnjë informacion se çfarë është trajtuar. Ndahen shumë, anën administrativ dhe anën akademike, është njësoj si këtu. Parlamenti miraton buxhetin dhe pastaj shkon në senat. Rektori ka një vizion, ky universitet duhet të jetë si Universiteti i Boku në Vjenë. Unë kam qenë gjithashtu subjekt i marrjes së telefonave dhe ata kanë thënë se nuk kam asgjë për të fshehur. Kemi dhënë të gjithë informacionin e kërkuar. Dua edhe një herë të siguroj, sepse ky është qëllimi kryesor, ju garantoj që nuk jam i futur në politikë.
Kemi shkëmbyer shumë koncepte me kryeministrin. Ky universitet është i Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Ky staf dhe prindërit e studentëve duhet të qetësohen, janë të sigurt se në shtator do të kenë ofertën akademike. Unë e kuptoj që është një shqetësim i madh, por çdo njeri duhet të pastrojë çdo hije. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe ky proces të përfundojë në të mirën tonë të përbashkët.”, u shpreh Sallaku.