-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hamasi do të kthejë të enjeten trupat e 4 pengjeve izraelitë

Kryesoret

Grupi militant Hamas do të kthejë trupat e katër pengjeve izraelitë të enjten në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

Njoftimi u bë nga grupi që Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e kanë përcaktuar si organizatë terroriste. Këmbimi i radhës do të bëhet ndërsa kanë mbetur disa ditë para përfundimit të fazës së parë të armëpsuhimit mes palëve ndërluftuese.

Izraeli ka shtyrë lirimin e rreth 600 të burgosurve palestinezë që nga e shtuna në shenjë proteste ndaj asaj që thotë se është trajtim poshtërues i pengjeve gjatë lirimit të tyre nga grupi Hamas.

Grupi militant ka thënë se vonesa është një “shkelje serioze” e armëpushimit dhe se bisedimet për një fazë të dytë nuk janë të mundshme derisa palestinezët të lirohen.

Zëdhënësi i grupit Hamas, Abdul Latif al-Qanou i tha agjencisë së lajmeve ‘Associated Press’ të mërkurën se grupi militant palestinez do t’i dorëzonte trupat e katër izraelitëve të enjten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit