-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Kulmi, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, prish provat dhe pengon drejtësinë

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetin e tij social ka reaguar në lidhje me deklaratat që dha ditën e sotme Edi Rama.

Këlliçi shprehet se sipas tij kulmi nuk është ajo çfarë tha Rama sot por që kryetarja e Komisionit të Ligjeve prish provat duke penguar drejtësinë dhe shkelur ligjin.

Sipas Këlliçit shkelja e ligjit dhe prishja e provave nga ana e Klotilda Bushkës ka penguar hetimin e SPAK:

“Kulmi nuk është ajo çka tha Edi Rama sot: Pra Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, e merr vesh nga TV që po hetohet dhe ky është kulmi!!!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, prish provat duke penguar drejtësinë dhe shkelur ligjin, ndaj edhe po hetohet!

Kulmi është që Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, i ka hequr kulmin ‘çatisë’ së ligjit, pra Komisionit Parlamentar të Ligjeve!

Ky po që është kulmi!!!”, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit