-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Amerika doli nga rreshti për SPAK-un

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mblodhi grupin parlamentar sot për të folur për rastin e 24 urdhër arresteve në Universitetin Bujqësor. Pasi dëgjoi rektorin dhe i dha leje të largohet, tha se po shkelen standardet dhe se faturën në Strasburgut për veprimet e kësaj drejtësie do ta paguajnë shqiptarët.

Ne nuk duam të rrimë sot pa folur dhe duhet të përgatiteni për të dëgjuar gjithmonë e më shumë nga ne që tani që reformën në drejtësi dhe SPAK-un dhe që i ngritëm ne dhe u dhamë hapësirë të bëjnë punën, i kanë marrë të tjerët në birësim pas pilafit. Ne tani kemi hyrë në fazën e dytë, drejtësi europiane dhe jo ruse. Pavarësia është një nga kushtet, dy të tjerat janë profesionalizimi dhe standardet.

Nuk dua që tani që po negociojmë me BE-në, të çohet një holandez dhe francez dhe të thotë që Shqipëria nuk ka gjykata dhe prokurori që respekton standardet demokratike dhe që njeh prezumimin e pafajësisë. Ne nuk ofrojmë asnjë model negativ. Këta thoshin e solli Amerika, po tani që Amerika ka dalë nga rreshti? Vetëm PS, askush tjetër, prandaj nëse nuk ka praktikë të ngjashme në asnjë vend të BE-së dhe demokratik.

Nuk do ndonjë shkencë për të imagjinuar sa nga këto masa sigurie do të rrëzohen në Strasburg dhe sa do të shkojë fatura. Të marrësh 24 masa sigurie, të trondisësh një universitet të tërë dhe t’i japësh një shkelm një marrëveshje të bërë duke shkuar unë atje si lyps tek shkallët e universitetit të BOKU-t në Vjenë për t’ju lutur, që hajdeni në Shqipëri, hajdeni ta bëjmë një universitet austriak. Pyeta rektorin për cfare shume behet fjale, me tha nen 300 mln leke te vjetra” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit