Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli kërkon demilitarizimin e plotë të Sirisë jugore dhe do të mbrojë komunitetin Druze në këtë rajon.
Ai theksoi se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) do të qëndrojnë në sektorin Hermon dhe në zonën tampon të Golanit për kohë të pacaktuar, duke parandaluar çdo kërcënim nga forcat siriane ose grupe të tjera.
Netanyahu theksoi gjithashtu se Izraeli nuk do të lejojë hyrjen e forcave të HTS-së ose ushtrisë siriane në jug të Damaskut, duke krijuar një zonë tampon për të siguruar popullatën lokale.