-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali/ AKU gënjeu: Mandarinat me helme u asgjësuan! Por në fakt u hodhën në treg

Kryesoret

Skandal pas skandali. Rreth 10 ton mandarina me pesticide që i ndaloi Kroacia në muajin dhjetor janë shitur në treg për konsumatorët shqiptarë. Në këtë konkluzion ka dalë policia e Beratit e cila ka arrestuar tre persona që i cilëson përgjegjës. Ata janë fermeri Elton Tafa, grumbulluesi Arben Dyli dhe veterineri Elson Tahiraj.

Nga hetimet e prokurorisë së Beratit dyshohet se fermeri Elton Tafa i ka shitur Arben Dylit administratorit të një pike grumbullimi 10 ton mandarina të cilat më pas pika e grumbullimit i ka eksportuar drejt Kroacisë. Por kur autoritetet kroate kryen analizat e nevojshme rezultoi se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur.

Në këto kushte ngarkesat me mandarina u kthyen mbrapsht në vendin e origjinës. Prokuroria thotë se ngarkesa u tërhoq nga Arben Dyli me qëllim që të asgjësohej, por ka dyshime të forta se këtë sasi mandarinash të dëmshme për shëndetin ai e ka hedhur sërish në treg.

Në këtë pikë dyshohet se e ka ndihmuar inspektori i Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Elson Tahiraj, i cili dyshohet se  ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, mes tyre edhe për 10 ton mandarinat e Arben Dylit, të cilat duhet të ishin asgjësuar.

Por ka edhe një tjetër skandal. Në fund të vitit 2024 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Berat në një deklaratë tha se gjobiti subjektin eksportues me pronar Arben Dylin me 4 milion lekë, pasi nuk ka njoftuar për tregtimin e agrumeve dhe i gjithë prodhimi i kthyer mbrapsht u gropos nga specialistët e AKU-së.

Manderinat me pesticide, ndalohen 3 persona në Berat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit