Ylli i Gossip Girl Michelle Trachtenberg është ndarë nga jeta në moshën 39-vjeçare.
Sipas mediave amerikane Trachtenberg u gjet e vdekur nga nëna e saj në një apartament në qytetin e Nju Jorkut pranë Columbus Circle.
Trachtenberg besohet se ka vdekur për shkaqe natyrale dhe nuk ka dyshime për lojë të keqe, sipas raporteve të mediave amerikane.
Aktorja së fundmi iu nënshtrua një transplanti të mëlçisë. Në trupin e pajetë do të kryhet autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Trachtenberg e cila është me origjinë nga Nju Jorku, bëri debutimin e saj në aktrim si fëmijë me role në Nickelodeon, duke përfshirë serialin televiziv The Adventure of Pete & Pete dhe filmin Harriet the Spy .
Gjithashtu mori pjesë në serialin Buffy the Vampire Slayer dhe ishte shfaqur në serialet House, Law & Order dhe Criminal Minds.