Një 30-vjeçare e huaj është gjetur e vdekur në banesën e marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë.
Trupi i saj u gjet nga pronari i banesës, i cili njoftoi menjëherë policinë. Dyshohet që viktima të ketë humbur jetën disa ditë më parë, pasi trupi ishte në gjendje të dekompozuar.
Nga këqyrja paraprake e trupit, janë konstatuar plagë të shkaktuara me mjet prerës, çka i ka shtuar dyshimet për një vrasje.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.