Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një foto ku tregon një karton të mbushur me dokumente, duke thënë se ato janë prova për korrupsionin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Ai ka njoftuar se këto prova janë dorëzuar në SPAK këtë javë dhe ka shtuar se do të dërgojë edhe më shumë materiale në vijim. Bardhi theksoi se është i ftuar të mbajë një konferencë për shtyp të premten në orën 11:30, ku do të bëjë më shumë publike këto akuza.
Në postimin e tij, Bardhi shkroi:
Belinda Balluku = Korrupsion!
11.3 kg prova për korrupsionin e nr. 2 të qeverisë kam dorëzuar këtë javë në SPAK! Edhe më shumë do të jenë nga nesër! Ju ftoj të më ndiqni të Premten, ora 11:30 në një konferencë për shtyp!
p.s. S’i ka ecur fare Ramës me zëvendëskryeministrat! 😉