Ardian Ismajli luajti një rol kyç në fitoren historike të Empolit, që për herë të parë ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar Juventusin.
Mbrojtësi shqiptar, pas një periudhe dëmtimi, u rikthye si titullar dhe kontribuoi në mbulimin e sulmuesit të Juventusit, Dusan Vlahoviç. Pas një barazimi 1-1, Empoli fitoi në penallti, me Juventusin që gaboi dy herë, përmes Vlahoviç dhe Yildiz.
Empoli tani do të përballet me Bolonjën në gjysmëfinale, ndërkohë që në gjysmëfinalen tjetër do të luhet derbi Inter-Milan.