Interi arriti të kalonte në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pas një fitoreje 2-1 ndaj Torinos në çerekfinale.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Brianteo” të Monzës, pasi “San Siro” është i rezervuar për hapjen e Olimpiadës Dimërore Milano-Cortina 2026.
Përkundër që disa lojtarë nuk kishin marrë shumë minuta këtë sezon, Interi gjeti avantazhin në minutën e 35-të me golin e Yoan Ange Bonny, pas një pasimi të Kamate.
Në minutën e 47-të, Andy Diouf shënoi golin e dytë për zikaltërit, duke e çuar rezultatin në 2-0. Torino e shkurtuar në minutën e 57-të me Kulenovic, por në fund, Interi mbajti avantazhin dhe fitoi 2-1.
Tani, Interi pret sfidën mes Napolit dhe Comos për të mësuar rivalin që do të përballet me të në gjysmëfinale.









