Ish-prokurori federal amerikan Martin De Luca, i cili është pjesë e ekipit të administratës së re amerikane, ka mbërritur në Banja Luka duke nisur një hetim për shpenzimin e parave përmes organizatës USAID.
Mediat në Bosnje shkruajnë se informacionet fillestare tregojnë se në katër vitet e fundit janë shpenzuar 402 milionë dollarë, nga të cilat 250 milionë nuk mund të përcaktohet se ku janë zhdukur.
“Në katër vitet e fundit, 402 milionë dollarë janë investuar në BiH përmes programeve të ndryshme, nga të cilat 150 milionë mund të justifikohen. Rreth 250 milionë dollarë mbeten të panjohura ku shkuan. Këto janë para nga qytetarët amerikanë” u tha De Luca gazetarëve në Banja Luka.
“Të gjithë individët përgjegjës, pavarësisht nëse janë shtetas amerikanë apo shtetas të huaj, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha De Luca.
“Në këtë situatë, është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne që të bashkëpunojmë me autoritetet lokale për të përcaktuar se ku janë shpenzuar fondet”, përfundoi De Luca.