Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vrasjes së 24-vjeçares palestineze, Ryyan Alwan, e cila u gjet pa shenja jete brenda apartamentit që kishte marrë me qira në Tiranë.
Në fillim ishte raportuar se viktima ishte 30-vjeçare, por më pas, policia konfirmoi se ajo ishte 24-vjeçare.
Sipas policisë, autori i dyshuar është bashkëshorti i saj, Fadi Alwan, dhe çifti ishin nga Palestina. Pas krimit, ai ka arritur të largohet nga Shqipëria.
Hetimet e deritanishme kanë treguar se krimi dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të kohës së ngjarjes, përmes ekspertizës mjekoligjore dhe analizimit të provave të sekuestruara.
Policia ka vazhduar me kërkimin intensiv për kapjen e autorit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Ja çfarë u gjet në apartamentin e 30-vjeçares të vrarë në Tiranë