Sipas gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë, mësohet se ka disa shkëmbime të tensionuara bisedash mes presidenti ukrainas Volodymir Zelensky, Zëvendës Presidentit JD Vance dhe presidentit Donald Trump.
Vance akuzon Zelenskyn për “mosrespektim“, më pas Trump akuzon liderin ukrainas për “bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”.
Takimi përfundon me Trump duke i thënë Zelenskyt se ai nuk është “shumë mirënjohës“.
“Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë,” u është përgjigjur Zelensky.
“Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë ne”, ka thënë presidenti ukrainas.
Pas kësaj deklarate nuk ka munguar një përgjigje nga Trump, i cili i ka thënë Zelenskyt: “Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë. Nuk i keni kartat me ne, po filloni të keni probleme që tani”.