Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 24-vjeçare palestineze, Ryyan Alwan, është vrarë nga partneri i saj, Fadi Alwan, 49 vjeç. Çifti palestinez, të cilët jetonin në Gjermani, udhëtuan për në Shqipëri më 19 shkurt, ku mbërritën në aeroportin e Rinasit. Ata prezantuan dokumente greke për kontrollin e pasaportës dhe u drejtuan për në rrugën e Kavajës, ku morën një apartament me qira.
Policia, pas hetimeve, ka analizuar kamerat e sigurisë dhe ka zbuluar se më 22 shkurt, Fadi Alwan është parë duke u larguar nga zona e Kavajës dhe më pas duke u nisur për në Greqi nga aeroporti i Rinasit.
Grupi hetimor dyshon se vrasja mund të jetë kryer më 22 shkurt, ku 49-vjeçari dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë. Pas krimit, ai ka marrë sendet personale të saj dhe është larguar nga Shqipëria.
Një tjetër element i dyshimtë është se çifti nuk ka dhënë dokumente identifikimi kur kanë rezervuar apartamentin me qira.