-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy ditët e para të Marsit, reshje shiu në fundjavë

Kryesoret

Moti për fundjavën do të jetë i paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të denduara si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme.

Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për t’u izoluar më pas në zonën e veriperëndimit.

Për sa i përket ditës së diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriperëndimit reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Prezencë të mjegullës së dendur, mjegullinës në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit