Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani zyrtarizuan sot koalicionin parazgjedhor. Emri i koalicionit me drejtues Lapajn do të jetë “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Pak ditë më parë u firmos koalicioni tjetër mes Dash Shehit që drejton LZHK-në dhe Enkelejd Alibeajt nga “Djathtas 1912”.
Në ditët në vazhdim pritet që të ketë edhe koalicione të tjerë. Sytë dhe veshët janë nga selia blu. Paraprakisht, jo zyrtarisht, Sali Berisha i ka siguruar 4 mandate Partisë së Lirisë.
Ilir Meta që ndodhet në burg do të kandidojë në Tiranë dhe emrat e tjerë janë Tedi Blushi në Korçë, Erisa Xhixho në Fier dhe Edmond Haxhinasto në Elbasan.
Nga një vend në listat e mbyllura do të kenë edhe 3 aleatët Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Agron Duka.