Reshjet e shiut të mbrëmjes së djeshme shkaktuan probleme në aksin rrugor Kuç – Qeparo, ku një masiv gurësh ra nga mali dhe bllokoi rrugën për më shumë se një orë.
Pas ndërhyrjes nga mjetet e bashkisë së Himarës dhe zjarrëfikësve, rruga u pastrua dhe u bë e kalueshme për automjetet.
Policia ka vendosur patrullë për monitorimin e situatës në këtë zonë, duke siguruar një qarkullim normal.