Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar gjuhën e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj kundrejt zyrtares demokrate, Adriana Kalaja.
“Gjuha e përdorur mbrëmë në një televizion kombëtar, në orën e pikut, nga Erion Veliaj, ish-kryetari i bashkisë Tiranë, kundër një gruaje, një nëne dhe një bashkëqytetareje, është e papranueshme.
Erion Veliaj, i kapur në korrupsion të hapur shtetëror, personal e familjar, ka humbur durimin dhe del rrjeteve sociale me sharjen në stilin e shefit të tij. Tani ka nisur ta imitoje ne gjuhe, pasi e imitoi në rrënimin e Tiranës, një qytet, që e kanë bërë për të fituar, dhe jo për të jetuar.
Gjuha vulgare, sikur t’ja kishte diktuar ndonjë prej të burgosurve rreth tij flet shumë për hipokrizinë e Veliajt dhe Ramës në raport me gratë.
Për punet e tyre të propagandës dhe fasadës, i ngarkojnë me punë dhe me lajka, dhe kur bien ngushtë u ngarkojnë në kurriz një mijë të zeza. Ky është stili i Rilindjes.
Kur ankohen thonë se po u bien në qafë grave e fëmijëve të tyre, dhe me pas nuk lënë grua, burrë e fëmijë pa marrë nëpër gojë.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë gjuhë mizerjesh politike, dhe u bën thirrje grave të Partisë Socialiste dhe të Tiranës të distancohen dhe të revoltohen prej saj.
Adriana Kalaja nuk ka bërë asnjë krim apo shkelje, për të hyrë në gojën e Erion Veliajt, veç ka qëndruar për Teatrin Kombëtar, ka denoncuar aferën 5D dhe ka paditur korrupsionin në Bashki. Cdo sulm ndaj saj apo kujtdo tjetër, nuk është vetëm përgojim publik i një tiranasje, i një nëne, por edhe kundër lirisë së shprehjes dhe akivizmit politik.
Dalja në krah të saj, nuk është vetëm për një shqiptare, qytetare të Tiranës, nënë dhe kolege, por edhe për lirinë e fjalës, të cilën nuk mund të na e marrë; as ai që ka humbur lirinë pasi ka humbur nderin, dhe as kryeministri që tashmë po numëron orët e fundit” tha ajo.