Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda kërkoi sot nga zëdhënëset e policisë në 12 qarqe transparencë dhe që të monitorojnë mediat nga ku mund të marrin cdo indicie për ngjarja apo rrethana të caktuara.
“Transparenca me median dhe qytetarët është guri i themelit në marrëdhënien e besimit, bashkëpunimit dhe reciprocitetit mes Policisë së Shtetit, medias dhe qytetarëve. Puna dhe performanca juaj janë thelbësore për përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të Policisë së Shtetit.
Ndërveproni me qytetarët dhe median me korrektësi dhe etikë, si dhe kushtojini vëmendje maksimale çdo indicieje që vjen prej tyre për paligjshmëri të ndryshme në përditshmëri dhe gjatë çdo faze të procesit zgjedhor, duke i përcjellë ato në strukturat përkatëse për ndjekje dhe zgjidhje.”- tha Proda.