Policia e Tiranës ka arrestuar 46 vjeçarin Urim Metën, pasi ky i fundit u kap me armë pa leje, i cili si distinacion final për ti shitur kishte Maqedoninë.
Sipas burimeve, policia thotë se Meta armët i kishte blerë në Shëngjergj.
Policia i sekuestroi dy armë zjarri, 4 kallëp tritol dhe rreth 1500 fishekë.
Materialet procedurale iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.









