22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Dy spitale moderne, kritikët do lehin por Shqipëria do ecë përpara

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë mandatit të katërt qeverisës do të ndërtohen dy spitale ultra-moderne.

Ai theksoi se gjatë periudhës së qeverisjes së tij janë ndërtuar 53 spitale të reja dhe janë përmirësuar kushtet për mjekët dhe infermierët, duke rritur pagat e tyre.

Çfarë të them, si të them? Spitale ke bërë, por janë kot. Nuk e kuptoj si mund të jenë kot. 53 spitale të reja, 10 që nuk ekzistonin. 43 që u shembën përtokë dhe u ribënë nga e para me standardet më të larta europiane. E morëm detyrën në një Shqipëri me spitale që ishin ndërtuar në vitet 60-70′ dhe ishin vetëm arnuar në vitet 90-00′, një tmerr. Me shtretër lufte akoma, me batanije nga ato ushtarake, banjo me ujë rrjedhje në korridor gjithandej, ilaçe harroje, infeksionet post operatore më të larta në Europë. Autoambulanca, ndizeshin me të shtyra. Nuk po flas qendrat shëndetësore, mesjetë e thellë, katastrofë.

Sot kemi 400 qendra shëndetësore të bërë nga e para, që iu shërben 1.6 milionë qytetarëve. Kemi mjekë të mirëpaguar, 140 përqind më shumë se deri dje, infermierët, me 112 përqind më shumë se sa deri dje. Paguajmë 120 milionë euro për rimbursimin e barnave. Dy spitale ultra modernë do të ndërtojmë në mandatin e katërt, në bashkëpunim me Emiratet Bashkuara dhe me strukturën më të mirë spitalore të Italisë. Nuk do të çojmë askënd jashtë për asnjë operacion të komplikuar, të vijnë këtu të kurohen edhe shqiptarët që janë jashtë. Më e mira është përpara. Shqipëria 2030 do të jetë anëtarë krenare e BE”, theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit