Takimi i tensionuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për mineralet e rralla.
Pas përfundimit të takimit, Macron shkroi në Twitter: “Rusia është agresori dhe Ukraina është viktima e agresionit. Ishim të drejtë kur e ndihmuam Ukrainën dhe vendosëm sanksione ndaj Rusisë tre vjet më parë – dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.”
Shtëpia e Bardhë mohoi raportimet se presidenti Zelensky u largua pas një debati të ashpër me presidentin Trump, duke deklaruar se ishte Trump ai që përzuri Zelenskyn.