-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

22-vjeçari turk arrestohet në Fier për përdorimin e kartëmonedhave të falsifikuara

Kryesoret

Një 22-vjeçar turk është arrestuar në Fier pasi ka paguar për karburant me kartëmonedha të falsifikuara.

Turku B. O., i cili jeton në Turqi, u kap pas një kallëzimi nga një punonjës i një pike karburanti në fshatin Çermë e Sipërme. Pas hetimeve, ai u identifikua dhe u arrestua për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Gjatë kontrollit të automjetit që ai kishte marrë me qira, u gjet dhe një kartëmonedhë 100 dollarëshe e dyshuar si e falsifikuar, e cila u sekuestrua nga policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit