-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Operacioni i SPAK, arrestohen tre policë, GJKKO lëshon 10 masa sigurie

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme dhe policia e shtetit ka zhvilluar një operacion të përbashkët ku janë goditur disa grupe kriminale që merreshin me drogë.

POas kërkesës së SPAK, janë lëshuar mbi afro 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit, Tiranë, Kukës, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë.

Ndërsa 4 masa sigurie janë për oficerë të policisë, ku janë arrestuar 3 efektivë policie dhe njëri është shpallur në kërkim.

Shkëlzen Ruska, me detyrë shef krimesh në Himarë u arrestua pasi akuzohet për kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes Ervis Alisinanaj u arrestua pasi rëndon edhe akuza e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi i akuzuar për “trafikimi i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është personi i katërt i arrestuar nga AMP. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet nga SPAK për trafik droge, kultivim i bimëve narkotike, grup i strukturuar, shpërdorim detyre etj.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej disa kohësh për efektivët e arrestuar, pasi në aplikacionet Sky Ecc rezultoi se këta të fundit ishin të përfshirë me banda kriminale në fushën e narkotikëve dhe jo vetëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit