Edhe në qarkun e Kukësit ka nisur procesi i primareve për të zgjedhur kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Drejtuesi politik për këtë qark, Flamur Hoxha, e ka cilësuar këtë proces si një mundësi për të sjellë ndryshimin e shumëpritur dhe për të rikthyer shpresën tek shqiptarët.
“Sot është një ditë e veçantë për primaret e PD, një proces që ka nisur për së mbari në nivel qarku në të tre degët e qarkut Kukës. Janë marrë masat që procesi të vijojë në mënyrë më të drejtë e të paanshëm.
Në një proces ku qarku i Kukësit, kandidatët dalin së bashku më të bashkuar për të vijuar më tej fushatën e ndërrimit të qeverisjes më 11 maj dhe largimit të keqqeverisjes së Edi Ramës dhe kthimin e shpresës së shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, falë punës e përkushtimit të demokratëve, qëndresës së tyre në 12 vite dhe mbështjeja që PDdo ketë nga ndërkombëtarët dhe diaspora. Si dhe nevojën imediate të ndryshimit dhe rikthimit të shqiptarëve në vend, për ndryshimet e mëdha të shqiptarëve, që do bëjë PD pas 11 majit.
Kjo është gjë e mirë, organizimi është shumë i mirë, çdo anëtar do japë votën për kadidatin që ka dëshirë të jetë pjesë e procesit të kandidimit më 11 maj. Edhe në Has e Tropojë, proces normal e me dinjitet, që më së miri dinë ta bëjnë demokratët në të gjithë vendin.”