Duket se amerikanët kishin bërë një skenar të mirë-orkestruar me synimin për të fyer Volodymyr Zelensky brenda Zyrës Ovale, në Shtëpinë e Bardhë, madje edhe me pjesëmarrjen e gazetarëve amerikanë.
Nuk ishin vetëm kërcënimet me të cilat presidenti ukrainas përballej nga Trump dhe Vance para kamerave, por edhe pyetjet provokuese të gazetarëve. Njëri prej tyre e pyeti presidentin ukrainas… pse nuk kishte veshur kostum.
REPORTER to Zelensky: “Why don’t you wear a suit?! You’re in the highest level of this country’s office and you refuse to wear a suit. Do you own a suit?!”
“A lot of Americans have problems with you not respecting this office.” pic.twitter.com/UOYgOizYMb
— Libs of TikTok (@libsoftiktok) February 28, 2025
“Pse nuk ke veshur kostum?” Ju jeni në zyrën më të lartë në vend dhe nuk pranoni të vishni një kostum. A keni një kostum?” tha ai me guxim, me Donald Trump dhe JD Vance duke qeshur në fytyrë, ndërsa Marco Rubio, nga ana tjetër, dukej i parehatshëm me gjithë skenën.
Zelensky nuk e la pa përgjigje. “Do të vesh kostum kur të përfundojë lufta. Ndoshta diçka si e juaja ose më e mirë se kjo. Faleminderit”, tha presidenti ukrainas