-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama inspekton punimet në ish-Komandën e Gardës: Do të kthehet në qendër kulturore

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në godinën e ish-Komandës së Gardës, e cila do të shndërrohet në një qendër kulturore.

Ky projekt, i realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën Shqiptare të Trashëgimisë, ka për qëllim promovimin e vlerave të traditës dhe artit shqiptar. Në këtë qendër do të ekspozohen objekte me vlera historike, duke krijuar mundësi për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe edukative.

Kryeministri Rama e vlerësoi projektin si një atraksion të rëndësishëm për Tiranën, që do të ofrojë një pasuri të madhe për vizitorët dhe qytetarët.

“Ky mund të quhet Muzeu “i veshjeve të shtetit”, dmth nëse shteti imagjinohet si person, muzeu i të gjithë garderobës së shtetit, i të gjithë xhevahireve, i të gjithë “nishaneve”, i të gjithë “kopsave” të shtetit, që do të jetë një atraksion i jashtëzakonshëm. Do të jetë një muze, i cili besoj unë do të ketë edhe një vlerë të madhe edhe për fëmijët dhe nxënësit, për studentët, për të mësuar se nga vjen shteti shqiptar dhe për të parë se si ka qenë “i veshur” në stinë të ndryshme shteti shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit