-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sherri i madh LIVE Trump-Zelensky nisi për kostumin?

Kryesoret

Detaje të reja dalin nga prapaskenat e debatit Trump-Zelensky gjatë takimit të tyre të tensionuar ditën e djeshme në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington.

Sky News raporton se, presidenti ukrainas ishte këshilluar të vishte kostum në Shtëpinë e Bardhë dhe se Donald Trump u ofendua kur pa që Zelensky ishte veshur me veshje te thjeshtë.

“Përpara takimit të nxehtë, Volodymyr Zelensky u këshillua nga ekipi i Trump që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak dhe të veshë diçka më formale”, raporton Axios.

Megjithatë, Zelensky nuk e dëgjoi këshillën dhe përkundrazi ai vendosi të vishet me të zeza, shkruajnë mediat ameriane.

Sipas dy burimeve që folën për Axios, veshja e Zelenskyt e irritoi Trumpin.

Gjithashtu gjatë pyetjeve me gazetarët dje në Shtëpinë e Bardhë, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn, “pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit