Kryeministri Edi Ramanë rrjetin e tij social ka ndarë një video ku tregon se po udhëton drejt Greqisë për të marrë pjesë në panairin e punës në Athinë.
Rama shprehet se në këtë panair është hera e parë që Shqipëria e punës tregon derën për shqiptarët e Greqisë.
“Rrugës për Greqi, nesër në panairin e punës në Athinë. Nesër Shqipëria sipërmarrëse shkon tek ta për të treguar punën që ofron. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës tregon derën për shqiptarët e Greqisë. Ejani e të flasim nesër me sipërmarrës për t’u njohur me mundësitë dhe kushtet e kontratave të punës. Pastaj gjykojeni vetë si të jetë më mirë për ju”, thotë Rama.
Kryeministri shprehet se mundësia e hyrjes në BE është dritare e hapur që shokohet me sy dhe së shpejti do të jetë historike.
“Mundësia e hyrjes në BE është kaq reale dhe dritarja e hapur shihet me sy. Shpejtësia me të cilën ne po ecim me hapjen e kapitujve është me e larta në historinë e integrimit. Dhe jo vetëm se ne po bëjmë detyrat por edhe ata janë të interesuar të na fusin. Ky është shansi ynë historik, për t’i thënë poshtërimeve të pafundme. Kjo është ngritja e flamurit për herë të dytë dhe shpallja e Shqipërisë anëtare e BE”, përfundon Rama.