Kryeministri britanik Keir Starmer do të presë sot për një takim presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyn, njoftoi Londra.
Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.
“Kryeministri dhe Presidenti Zelenskyy do të takohen këtë pasdite”, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit Starmer.
Takimi pason shkëmbimet e nxehta mes Zelenskyt dhe Trump, në Shtëpinë e Bardhë lidhur me luftën kundër Rusisë dhe me paralajmërimin e Presidentit amerikan se Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin mbështetjen për Ukrainën.
Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelensky të premten ndërsa shprehu “mbështetjen e tij të palëkundur” për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës.