Në një postim në X, presidenti i Ukrainës thotë se “Ndihma e Amerikës ka qenë jetike për të na ndihmuar të mbijetojmë dhe unë dua ta pranoj këtë.
Megjithë dialogun e ashpër, ne mbetemi partnerë strategjikë. Por ne duhet të jemi të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin për të kuptuar me të vërtetë qëllimet tona të përbashkëta”.
Ai shton se Ukraina është “shumë mirënjohëse” ndaj Shteteve të Bashkuara për të gjithë mbështetjen, veçanërisht gjatë tre viteve të pushtimit në shkallë të plotë, dhe falënderon Presidentin Trump.
“Unë dua që SHBA të qëndrojë më fort në anën tonë”.