-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Athina, Rama fluturon në Berlin: Nesër, ditë e jashtëzakonshme

Kryesoret

Nga Athina në Berlin, kryeministri Edi Rama pas vizitës në Greqi, ku mori pjesë në Panairin e Punës për nismën me kthimin e emigrantëve në Shqipëri përmes një postimi në Facebook njofton se iku drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në çeljen e Panairit të Turizmit.

“Mirëmbrëma nga Berlini! Pas një dite të bukur në Athinë për Panairin e Punës, ku 120 kompani nga Shqipëria prezantuan ofertën e tyre për një gamë të gjerë vendesh pune erdhëm këtu në Gjermani, ku Shqipëria do të nesër çelë Panairin e Turizmit, ku Shqipëria është zgjedhur vend i nderit për vitin 2025. Kush e imagjinonte disa vite më parë Shqipërinë në këtë pozicion? E ftuar si vend nderi në panairin më të madh të botës për turizmin, ku jemi përgatitur të lëmë mbresë të veçantë me ofertën dhe prezantimin tonë.

Ngë një vend që kur ne morëm detyrën kishte vetëm turizëm patriotik, falë vëllezërve e motrave nga Kosova dhe shqiptarëve që ktheheshin me pushime në shtëpi nga emigrimi ne jemi bërë vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë dhe renditemi prej tre vitesh radhazi në tre vendet e para të klasifikimit të Organizatës Botërore të Turizmit në shkallë kontinentesh.

Nesër, në prani të shumë mediave dhe gazetarëve, ne do të jemi së bashku me prezantuesit e panairit që në mëngjes, për një ditë të jashtëzakonshme nxemjeje që kulmon pasdites me spektaklin e Shqipërisë. Dhe pasnesër, në pavionin e Shqipërisë, edhe në praninë e autoriteteve të shtetit gjerman në Berlin, do të hapet zyrtarisht panairi i turizmit”, shprehet Kryeministri Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit