Një anëtar i misionit të OSBE-së në Kosovë është ndaluar me vendim gjykate. Ajo është Jelena Gjukanoviç. Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës duke i caktuar një muaj paraburgim, Gjukanoviçit, e dyshuar për spiunazh. Ajo u ndalua në 28 Shkurt në rajonin e Mitrovicës.
Misioni i OSBE-së deklaroi për mediat se është në kontakt me përfaqësuesin ligjor të personit të ndaluar dhe po monitoron nga afër mirëqenien e tij, në përputhje me detyrën e kujdesit.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë është në dijeni të raportimeve të medieve lidhur me paraburgimin e një anëtari Jemi në kontakt me përfaqësuesin ligjor të tyre dhe po monitorojmë nga afër mirëqenien e tyre në përputhje me detyrën tonë të kujdesit.
Derisa Misioni nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve që po vazhdon, mbetet i përkushtuar të bashkëpunojë me organet përkatëse.
Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar që procesi i duhur të zbatohet” tha OSBE.