-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarët e lartë të Trumpit ultimatum: Zelensky, ndryshon ose largohu!

Kryesoret

Zyrtarë të lartë në administratën amerikane të Donald Trump së bashku me kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, thanë sot se SHBA-ja ka nevojë për një president ukrainas që është i gatshëm të sigurojë një paqe të qëndrueshme me Rusinë, duke thënë se nuk është e qartë që Volodymyr Zelensky si president i Ukrainës është gati për këtë.

Vetëm njëzet e katër orë pas përplasjes së ashpër të Zelensky me Trump dhe Zëvendës Presidentin J.D. Vance në Zyrën Ovale, këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Michael Walz theksoi se Uashingtoni dëshiron të sigurojë një paqe të qëndrueshme midis Moskës dhe Kievit që përfshin lëshime territoriale në këmbim të garancive të sigurisë të udhëhequra nga evropianët.

Kur u pyet në “State of the Union” të CNN nëse Trump dëshiron që Zelensky të japë dorëheqjen si president i Ukrainës, këshilltari i sigurisë kombëtare u përgjigj: Ne kemi nevojë për një lider me të cilin mund të negociojmë, i cili në fund të fundit mund të negociojë me rusët dhe t’i japë fund kësaj lufte.

“Nëse bëhet e qartë se motivimet personale ose politike të Presidentit Zelensky ndryshojnë nga përfundimi i luftimeve në vendin e tij, atëherë mendoj se ne kemi një problem real”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, ai mohoi çdo nocion për një “pritë” të vendosur kundër presidentit ukrainas në episodin e së premtes në Zyrën Ovale dhe përsëriti se përfundimi i luftës do të kërkojë “koncesione territoriale” nga Ukraina.

Nga ana e tij, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson sugjeroi se një lider tjetër mund të jetë i nevojshëm për Ukrainën nëse Zelensky nuk përmbush kërkesat e SHBA.

“Diçka duhet të ndryshojë. Ose duhet të vijë në vete dhe të kthehet në tryezë me mirënjohje, ose dikush tjetër duhet të udhëheqë vendin për ta bërë këtë” tha kryetari i Dhomës Republikane në “Meet the Press” të NBC.

Si rezultat i konfrontimit intensiv të së premtes në Zyrën Ovale një marrëveshje midis Kievit dhe Uashingtonit për aksesin amerikan në mineralet e Ukrainës nuk u nënshkrua dhe negociatat për këtë marrëveshje u ngrinë.

“Nuk ishte e qartë për ne që Presidenti Zelensky ishte i përgatitur për të negociuar me mirëbesim për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Waltz.

Në emisionin “This Week” të ABC-së, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se nuk ka folur me Zelensky që nga e premtja. Ai shtoi se nuk ka folur me homologun e tij ukrainas, Andriy Sibikha, që nga ngjarjet e së premtes.

“Ne do të jemi gati për kontakte të reja kur ata të jenë gati për të bërë paqe”, theksoi Sekretari amerikan i Shtetit.

Menjëherë pas përleshjes në Shtëpinë e Bardhë, senatori republikan Lindsey Graham deklaroi: “Zelenskyy ose duhet të ndryshojë rrënjësisht qëndrimin e tij ose të largohet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit