Në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, juristi Kreshnik Spahiu analizoi tensionet mes presidentit Trump dhe presidentit Zelensky, duke theksuar se këto janë pasojat e një ndarjeje të thellë ndërmjet SHBA dhe Evropës.
“Ka diçka shqetësuese në gjithë analizat. SHBA kanë pasur një vlerë në politikat e jashtme, kishin një qëndrueshmëri pavarësisht se kush vinte në pushtet. Presidenti i Gjermanisë deklaroi se nuk e kishim menduar kurrë se do mbronim Ukrainën nga SHBA. Nuk është një debat mes SHBA dhe Ukrainën, por po ndahet perëndimi. Kremlini u shpreh me nota pozitive se perëndimi po ndahet. Humbet Evropa dhe dobësohen SHBA. Kundërshtari i së ardhmes së SHBA është Kina. Edhe debatin sot, presioni i Trump ndaj Evropës që të prishen disa traktet me Kinën dhe të vendosë taksa që BE të jetë aneks i SHBA. Pra, e trajton BE-në publikisht, të paktën në nivel armiqësor.
Trump arriti derisa tha jam evropian jam gjerman, por BE është krijuar për të shkatërruar SHBA. Nga 2 vjet luftë kemi parë dobësinë e Ukrainës apo Rusisë. Të gjithë kishin pritur që për 3 ditë të dorëzohej Ukraina. Lufta ka dobësuar Rusinë. Rusia tregoi se nëse nuk vendos armët bërthamore nuk mund dot as Ukrainën. Me NATO-n e ka të humbur luftën. Praktika me të cilën erdhi Trump ishte “Make America Great Again”. Ky e bën Rusinë të madhe, jo Amerikën, me këtë marrëveshje që do të bëjë Rusia. Nesër do bëjë Kinën dhe ndoshta Serbinë e Madhe. Parimet dhe standardet janë të rëndësishme dhe duhet të ndiqen. BE nuk mund të injorohet në çështjen ku është komprometuar vetë.”