Zbardhen të tjera prapaskena pas sherrit Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka deklaruar se presidenti amerikan Donald Trump ka ngrënë ushqimin e dedikuar për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Presidenti është kënaqur gjatë drekës. Me një fjalë ka ngrënë drekën apo ushqimin në pjatën e dedikuar për Zelensky. Ishte vendimi i tij të anulojë drekën zyrtare me Zelensky.
Kishte një ndjenjë që Zelensky nuk ishte në pozitë të negocionte për paqe”, tha Leavitt duke iu përgjigjur pyetjes së prezantueses së Fox News, Laura Ingraham, se i kujt ishte vendimi që të anulohet dreka.