Partia Demokratike ka arritur koalicionin me 25 parti të tjera politike.
Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e saj në zgjedhje. Kërkesa për regjistrimin e koalicionit është dorëzuar në KQZ pak para mesnatës së të hënës.
Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore “PD-ASHM”.
Mësohet se PDIU e Shpëtim Idrizit ka arritur paktin me kryedemokratin Sali Berisha, duke u bërë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Partitë e tjera të koalicionit do të jenë PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut, PAA e Agron Dukës, PBDNJ e Vangjel Dules apo dhe PDK e Nard Ndokës.