Ish-presidenti polak dhe fituesi i çmimit Nobel për paqen, Lech Wałęsa, ka nënshkruar një letër drejtuar Donald Trump.
Në letër Walesa shpreh “tmerrin dhe neverinë” për debatin e tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Shtëpinë e Bardhë javën e kaluar. Walesa tek letra thoshte se kërkesat e Trump dhe zëvendëspresidentit të tij që Zelenskyy të tregojë mirënjohje ishin “fyese” përballë luftës së vendit ukrainas për liri.
“Atmosfera në Zyrën Ovale na kujtoi atë që ne e mbajmë mend mirë nga marrja në pyetje” nga shërbimet sekrete komuniste të Polonisë dhe gjykatat e regjimit, thanë nënshkruesit.
“Prokurorët dhe gjyqtarët, që punonin në emër të policisë së plotfuqishme të Partisë Komuniste, na thanë gjithashtu se ata i mbanin të gjitha kartat dhe ne asnjë”, thanë ata.
“Jemi të shokuar që ju e trajtuat Volodymyr Zelenskyy në të njëjtën mënyrë,” thanë ata.
Sipas The Guardian, nënshkrues të tjerë të letrës përfshijnë Adam Michnik, Bogdan Lis, Seweryn Blumsztajn dhe Władysław Frasyniuk.