Zëvendës presidenti i SHBA, J.D. Vance, i ka bërë thirrje Ukrainës që të ulet dhe të fillojë bisedime për rikthimin e ndihmës amerikane. Ai theksoi se është koha për t’u angazhuar në negociata, duke përmendur që Ukraina duhet të negociojë me Presidentin Trump për marrëveshjen e mineraleve.
“Ne duam që ukrainasit të kenë një vend sovran dhe të pavarur. Ne besojmë se trupat ukrainase kanë luftuar me shumë guxim, por jemi në një pikë këtu ku as Evropa, as Shtetet e Bashkuara dhe as ukrainasit nuk mund ta vazhdojnë këtë luftë pafundësisht”, tha zëvendës presidenti amerikan.
“Prandaj, është e rëndësishme që të gjithë të ulen në tryezën e bisedimeve. Dhe Presidenti po përpiqet të dërgojë një mesazh shumë të qartë: ukrainasit duhet të vijnë në tryezë dhe të fillojnë të negociojnë me Presidentin Trump për marrëveshjen e mineraleve”, shtoi ai më tej.
Vance kritikoi gjithashtu Ukrainën për mungesën e gatishmërisë për të negociuar dhe theksoi se ndihma për Ukrainën nuk po trajtohet në mënyrë të drejtë nga Evropa dhe SHBA.
“Është vërtet qesharake dhe sinqerisht një fyerje për popullin amerikan, që evropianët mund të arrijnë një marrëveshje më të mirë se amerikanët”, tha ai