Në seancën e Gjykatës së Posaçme për “Plumbin e Artë,” i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është përballur me Petrit Qolin, ku pati një përplasje të fortë mes të dyve.
Dumani e akuzoi Qolin për lidhje me trafikun e drogës dhe për mbështetje financiare, duke thënë se ai i kishte dhënë 30 mijë euro pas ngjarjes dhe kishte lidhje me Festim Qolin.
Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënie, nga Festim Qoli.
Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitarë të më gjej unë dua varje franceze në gijotinë.
Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp maj minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmu njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit por s’ja di emrin atij turkut. Fatmira Deda që ditën 1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezrit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.
Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm atëherë unë jam krijesa më e shpifur në gjithë tokën shqiptare.
Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë edhe të penduarit të drejtësisë nuredin dumanin.
Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmu para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit që urreje, cili nga këto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?
Dumani: Unë e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte sms nga Agroni.
Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dërgu sms
Dumani: Jo edhe herë të tjera.
Petrit Qoli: Pse ju ka dështu plani?
Dumani: Nuk ka dështu plani, thjesht s’kemi qenë gati.
Petrit Qoli: Unë jam kapiten jam kapos, pse s’më ke kërku ndihmë ti mua, kur dikush me detyrohet mua unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon. Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ka lind me defekt. Verifikoji e nderuar trup gjykues është operu në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz.
Petrit Qoli: Gabimi rikuperohet duke mos bere me gabime, mua me vjen keq për ty o idiot. Baba jot është burrë babi im e gjuajti me grusht, ky është lloj gjarpëri, është i frikshëm. Sa herë të ka rraf Festimi ty, para operacionit dhe pas operacionit të zemrës.
Dumani: S’ka pas shans me më pa jo me më prek.
Petrit Qoli: thuaj të vërtetën mos gënje. Pse nuk e tregon kodin e motrës qe quan për të bërë pazare krimi. Kush ka kërcënoi motrën tek ministra e jashtme, dhe i dhanë pasaportë diplomatike?
Dumani: Ja ka dhënë shkollimi.
Petrit Qoli: Ti ke pi shampanjë me femra, me lekët që merrje.
Dumani: Në 2020 kemi pi shampanjë dhe bashkë.
Petrit Qoli: Cili ka qenë roli, qe ke pas ti mes Festim Qolit dhe Ervsit qe ke pas shoqëri.
Dumani: Nuk kam thëne që kam pas shoqëri me Ervis Dedjan, kam thënë e njoh nga Festim Qoli.
Petrit Qoli: S’ka gjë shpirt se i gjen gjykata.
Gjykata: Pse keni kaq shumë informacion për Nuredin Dumanin?
Petrit Qoli: Ky me Gonin ishin në të njëjtën rrugicë, ky ishte i mbaruar. I fola moj i fola, këtij por jashtëqitja nuk behet revani mi motra ime.