-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Edi Rama dhe të korruptuarit e tij nuk i shpëtojnë dot përgjegjësisë përpara ligjit

Kryesoret

Pas refuzimit të kërkesës për “inspektimin” e SPAK nga disa deputetë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të intimiduar sistemin e drejtësisë. Sipas Bardhit, këto veprime nuk do t’i shpëtojnë dot përgjegjësisë ligjore ata që janë të përfshirë në korrupsion.

“Pasi kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke e shndërruar qeverinë në zyrë avokatie të të pandehurës Balluku, si dhe pasi prej 6 javësh zvarrit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e të njëjtës së pandehur, ky është sulmi i rradhës i Edi Ramës në luftën që tashmë i ka hapur publikisht sistemit të drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Por, përpjekja e Edi Ramës për të intimiduar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet ‘inspektimeve të deputetëve’, ka marrë refuzimin e prerë nga SPAK, e cila të ashtuquajturat ‘vizita monitoruese’ i konsideron në kundërshtim me ligjin dhe në cënim të pavarësisë kushtetuese të institucionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit