Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Klajdi Merkajn i cili kërkoi lehtësim të masës së sigurisë.
Klajdi Merkaj akuzohet se pastronte pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdra Çopja. Ai u arrestua në 16 totor në Romë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
35-vjeçari u ekstradua në muajin nëntor të vitit 2024 nga Italia në drejtim të Shqipërisë, pasi ndaj tij GjKKO kishte caktuar masën “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.