Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjell Agaçi, duke reaguar ndaj shpalljes së tij në kërkim nga drejtësia nga Bufi i Kënetës.
Rama ka akuzuar disa media dhe portale për shpifje, duke theksuar se ndërkohë që Agaçi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas një operacioni në zemër dhe ndalimi i funksionit të mushkërive, disa grupe e kanë përdorur për të “batërdisur publikun”.
Rama: Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.