Rey Manaj, sulmuesi 28-vjeçar shqiptar i transferuar në Turqi gjatë verës së vitit 2023, mund të kalojë nga Sivasspori te Besiktashi në fund të sezonit. Pas rinovimit të kontratës me Sivassporin deri në vitin 2026 dhe interesimit të Trabzonsporit, tani ka dalë një opsion tjetër. Sipas portalit turk AKSAM, Besiktashi ka nisur negociatat për të siguruar shërbimet e Manajt, pasi ka nisur planifikimi për sezonin e ardhshëm.
Besiktashi ka qenë në kërkim të përforcimeve për repartin ofensiv, ndonëse Ciro Immobile ka shënuar 10 gola dhe 3 asistime këtë sezon. Manaj, i cili ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 1491 minuta lojë këtë sezon, është shënjestruar për të përforcuar sulmin e skuadrës turke, që aktualisht është në vendin e 16-të në renditjen e Super Ligës.