-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, përplasje me motoçikletë, plagoset 63-vjeçari

Kryesoret

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi. Sipas informacionit të policisë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, nga Gjirokastra, është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga shtetasi A. V., 63 vjeç, nga fshati Bulo, Libohovë.

Si pasojë e përplasjes, 63-vjeçari ka pësuar plagë dhe është transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, A. K., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit