Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të mbajnë bisedime urgjente këtë javë për të diskutuar mënyrat e rritjes së buxheteve ushtarake, pas njoftimit të administratës Trump për pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Ursula von der Leyen paralajmëroi se Evropa po përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm, duke thënë se disa prej supozimeve themelore të Bashkimit Evropian janë duke u minuar.
“Evropa përballet me një rrezik të qartë dhe të pranishëm në një shkallë që askush prej nesh nuk e ka parë në jetën tonë. Disa nga supozimet tona themelore janë duke u minuar deri në thelbin e tyre”, paralajmëroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një letër drejtuar 27 liderëve të BE-së.
Sfida më e madhe për BE-në do të jetë ruajtja e një qëndrimi të bashkuar në këtë periudhë të tensioneve.