Rrjeti i aksionit të Bazelit ngre dyshime se Prokuroria e Durrësit nuk po heton çështjen si çudhet në lidhje me 102 kontenierët e dyshuar me mbetje toksike që u rikthyen në Shqipëri.
Rrjeti i Aksionit të Bazelit thotë se mungon transparenca dhe ka një bllokim të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit pasi deri tani nuk ka dhënë asnjë informacion.
Kritikat ndaj Prokurorisë së Durrësit u ngritën pasi refuzoi të pranonte kryerjen e analizave për mbetjet nga laboratorë të pavarur europianë. Gjithashtu dhe nuk pranoi dëshminë dhe provat e ofruana nga BAN për rastin.