Ditën e sotme një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në qytetin e Elbasanit.
Makina ka marrë flakë pranë ambulancës qendrore të qytetit dhe nuk ka të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia të cilët kanë mundur që të shuajnë flakët plotësisht.