Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është drejt përfundimit të numërimit të votave me kusht nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Sipas përditësimit të fundit janë numëruar 78.57% e votave me kusht. E para që rendiete është Lëvizaj Vetëvendosje me 40.21% apo 2.634 vota me kusht.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind, apo 1.186 vota, pastaj vijnë Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind, apo 887 vota, Lista Serbe me 11.37 për qind, apo 745 vota, si dhe Aleanca për Ardhmeninë e Kosovës dhe Nisma me 6.21 për qind, apo 407 vota.
Numërimi i votave me kusht dhe i personave me aftësi ndryshe nisi të martën dhe pritet që të përfundojë sot. Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë se procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë më 5 mars.